Egzona i drejtohet Beatrix: “Nëse nuk të flet familja ime, mos u çudit”

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Misioni i Beatrixës dhe Donaldit ka përfunduar me sukses.

Dje “Vëllai i Madh” kishte angazhuar Trixën dhe Donaldin për një mision për t’i mashtruar banorët tjerë me gjëra të pavërteta.

Pas disa keqkuptimeve të mëhershme mes Egzonës dhe Trixës moderatorja kosovare ishte caku i çiftit për ta provokuar.

Trixa dhe Donaldi luanin kinse janë prishur me njëri-tjetrin e fajet për këtë ia linin Egzonës.

Por sot ata i treguan asaj dhe banorëve tjerë se gjitha ishte një lojë, kryesisht një mision që iu kishte dhënë Vëllai i Madh.

Egzona reagoi tepër e preku saqë shpërtheu në lot. E pas kësaj ajo ka ngacmuar Trixën duke i thënë se kur të dalim jashtë mos u çudit në familja ime s’të flet.

Trixa i tregoi se me familjen e saj e ka kryer dje në dhomën e rrëfimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme