Einxhel tregon arsyen pse është ndarë nga i dashuri

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Einxhel dhe Dj Dagz duket se janë afruar më shumë pas rikthimit të tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Madje së fundmi ata i kanë hapur zemrën njëri-tjetrit për gjëra shumë personale.

Moderatorja e njohur i ka treguar Arbërit për ish-të dashurin e saj, për të cilin tha se e donte shumë, por megjithatë zgjodhi të ndahej.ADVERTISING

“Kam qenë shumë OK me gjërat e mia. Në momentin që personi tjetër nuk ka qenë OK me gjërat e mia, unë kam zgjedhur të ndahem edhe pse e kam dashur shumë atë person. Edhe pse unë e kam dashur atë person dhe pse unë kam vuajtur më shumë ndoshta se sa personi tjetër, unë kam zgjedhur të ndahem.

Sepse nëse ty kjo gjë po të pengon dhe nuk po të bën të ndihesh rehat, atëherë unë nuk po ndihem rehat me faktin që ti s’po ndihesh rehat. Se unë me gjërat e mia që bëj jam shumë rehat”, tha Einxhel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme