Ekzekutohet producenti i famshëm shqiptar, atentati mafioz në Londër në sy të fëmijëve (FOTO)

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua ditën e Krishtlindjes në Londër. Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij.

Mediat angleze raportojnë se viktimë e këtij atentati mbeti Flamur Beqiri, lindur në qytetin e Ferizajt.

Ky i fundit punonte si producent në Suedi, ndërsa të gjithë e njihnin me emrin e artit “Alex”. Shqiptari i lindur në Ferizaj mësohet se është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Modelja njihet si një nga emrat më të njohur në Britani të Madhe.

Sipas mediave angleze, autori i krimit u arratis me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Nuk janë identifikuar ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.

“Ndodhi shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare okulare e skenës makabre. Motra e të ndjerit, Misse Beqiri, u bë emër i njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë më parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard.

Aktualisht ajo punon si modele dhe është një ndër më të paguarat në botë./BW

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme