Eleni Foureira në një rend me Ritën, Duan, Beben e Erën

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 08:55 | Nga

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira arriti t’i bëjë të gjithë shqiptarët krenarë me paraqitjen e saj këtë vit në “Eurovision 2018”.

Ajo i dha Qipros (shtet të cilin e përfaqësoi në këtë garë) rezultatin më të lartë ndonjëherë, duke e renditur në vendin e dytë.

Kënga “Fuego” e këngëtares Foureira u pëlqye shumë nga publiku, dhe renditet si një ndër këngët më të dëgjuara të “Eurovisionit” këtë vit.

Ky sukses i hapi duart asaj drejt një njohje ndërkombëtare, kjo pasi mediat e huaja kanë filluar ta nuhasin talentin e saj dhe të shkruajnë për të.

Tabloidi “Perzhilton” në Hollywood, i ka dedikuar një artikull artistes me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë.

“Shumë prej këngëtareve tona të preferuara këto ditë, janë shqiptare” – kështu e nis shkrimin “Perzhilton” dedikuar Eleni Foureiras.

Ata kanë cituar artistet Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Era Istrefi, duke thënë se e radhës është Eleni Foureira.

E lumtur për këtë gjë, Foureira ka shkruar në InstaStory “Faleminderit” në shenj mirënjohje për tabloidin që i dedikoi këtë artikull.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme