Eleni Foureira vjen atraktive në klipin e ri ”Yayo”

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me karrierë në Greqi, Eleni Foureira, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Yayo” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.

Në videoklip bukuroshja shihet duke bërë në disa skena vallëzime sensuale dhe atraktive, duke zbuluar kështu më shumë hiret e saj.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Andy Nicolas, Claydee, Eleni Foureira, Kareem, ndërsa për muzikën është kujdesur vet këngëtarja në bashkëpunim me Claydee.

Për miksimin janë përkujdesur Alex Leon, Marios Psimopoulos dhe videoja i është besuar “Sweetspot Production”.

Projektin tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të “PanikRecordsTube”, i cili deri më tani ka mbledhur mbi 200 mijë klikime.

Eleni përndryshe që në moshë të re është shpërngulur në Greqi dhe cilësohet artiste shumë e suksesshme atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme