Eleni Fureira ia kthen kritikuesve: E dua trupin tim, strijat e mija dhe celulitin tim

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Kengëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira, se fundmi ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me rroba banjo, ku na tregon ‘defektet’ që ka në trup. Krahas fotos ajo shkruan ‘E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua.’


Përmes postimit këngëtarja synon të përcjellë mesazhin te të gjitha gratë dhe vajzat, ta duan trupin e tyre dhe t’i pranojnë ‘defektet’ që mund të kenë.

Reagimi i Fureires vjen pas deklaratës që bëri politikania greke, Afërdita Latinopoulou, e cila shprehu kundërshtimin e saj ndaj grave që tregojnë pjesë të pa depiluara të trupit, ndërsa kritikoi faktin, që disa burra zgjedhin të vishen ose të grimohen si gra.

Kujtojmë se Eleni Fureira ka përfaqësuar Qipron në Eurosong në vitin 2019 nga ku fitoi vendin e dytë dhe nga ku mori famë botërore.

Të ngjashme