Elhaida Dani çuditet pse Ledri iu pëlqen vajzave

Prishtinë | 08 Tet 2017 | 18:17 | Nga

Ledri Vula është një ndër reperët më të pëlqyer shqiptarë jo vetëm prej këngëve të tij, por edhe pamjes simpatike.

Koncertet e reperit janë gjithnjë të mbushura plot e shumica prej tyre që e ndjekin janë vajza të cilat “lënë kokën” pas tij.

Por jo vetëm fanset, edhe shumë të famshme shqiptare e kanë pranuar që Ledri është simpatik, ndërsa Elhaida Dani nuk mendon fare kështu.

Në një intervistë për “Thumb”, ajo e ka injoruar reperin duke u shprehur e çuditur sesi vajzat çmenden pas tij.

E pyetur se kush e mban kur çmendet pas Ledri Vulës, Elhaida u përgjigj: “Duhet të çmendem pas Ledri Vulës? Pse vajzat çmenden pas Ledrit?”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme