Elinel publikon këngën e re “Phone”

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Elinel, sot (e premte) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Phone” mban titullin kënga, të cilën njëkohësisht e ka shoqëruar edhe me një video në platformën YouTube.

Tekstin dhe videon e ka realizuar vet artisti, kurse për producimin dhe ‘beat’-in është përkujdesur Cricket.

Ky i fundit tanimë qëndron prapa çdo kënge e projekti të suksesshëm, si pjesë e “Friends Entertainment”.

Kënga vjen një muaj pas “Nëpër kohë” që u prit mirë nga publiku dhe që deri më tani mblodhi mbi gjysmë milion klikime.

Të ngjashme