Eliona reagon për mesazhet erotike, po plasni nga zilia

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 15:05 | Nga

Mëngjesin e së hënës në disa media online u publikuan disa biseda erotike të aktores së spektaklit ‘Apartamenti 2xl’, Eliona Pitarka me atë që thuhet të jetë një djalë pasanik që përveçse i ofronte para, e akuzonte atë se mund të kishte diçka më tepër se thjesht marrëdhënie pune me kolegun e saj, Julian Dedën.

Por vetëm pak pas publikimit të lajmit, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i vetë Elionës, e cila me anë të një statusi në Facebook, ka sqaruar se e çdo gjë ishte trillim dhe se biseda nuk është bërë aspak nga profili i saj.

‘A ju vjen turp, a jeni në terezi ?! A keni cipë, a keni familje a çfarë dreqin keni ju ?! Që plasni nga smira dhe zilia dhe jeni të mbushur me helm e vrer kundrejt meje ( edhe pse e çuditur për arsyen) e kam marr vesh! Por që të arrini deri këtu sa të shpikni biseda të tilla të shëmtuara e të neveritshme nuk ma kishte marrë mendja! Kush dreqin mund ta besojë që unë i paskan lënë për t’i bërë në fb këto biseda o injorantë njerëz ! Më vjen shumë keq që paskeni përfshirë dhe një koleg e një familjar në këtë llumin tuaj ! Një njeri me dy fije mend në kokë e kupton që këto janë biseda të shpikura nga profile fallco vetëm për të më dëmtuar!’-shkroi Pitarka në profilin e saj në Facebook, duke përgënjeshtruar lajmin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme