Elitën e zë nepsi i shtatzënisë, moderatorja na zbulon ushqimet që po ha

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse nuk e ka thënë asnjëherë publikisht, moderatorja kosovare Elita Rudi po pret një fëmijë dhe ky është një ‘sekret publik’.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, shumë shpejtë presin të bëhen me fëmijë derisa asnjëri e as tjetri nuk e kanë zyrtarizuar lajmin.

Por “fshati që shihet nuk do kallauz” thotë populli, ndërsa Elita shihet të ketë shtuar edhe në peshë nga fotografitë që publikon në rrjetet sociale.

Madje, ajo sapo na tregoi se e ka zënë nepsi i shtatzënisë fort dhe nga furra e saj, nxori një tavë me ushqim që duket shumë i shijshëm ashtu i “rreshkur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme