Ellie Goulding performon më mirë kur ka emocione

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Ylli i hitit “Burn”, Ellie Goulding, mund të ketë eksperience të madhe të performimit në skenë, por këngëtarja e pranon se interpreton më mirë kur përfshihet nga emocioni dhe frika, transmeton Koha.

Teksa po e ushtronte një garuese të talent shout “The Voice UK”, këngëtarja tha: “Sa herë kam dalë në skenë për të performuar dhe nuk kam qenë e rrëmbyer nga emocionet, nuk kam sjell interpretim të mirë. Kështu që, të sugjeroj t’i pranosh emocionet dhe frikën nga skena.”

Ndërkohë, Goulding në të kaluarën e kishte pranuar se karriera e saj muzikore, mund të konsiderohet e “pavlerë” krahas angazhimit si aktiviste për ndryshimet klimatike, por ndikimi që e ka te publiku megjithatë lidhet me suksesin e saj në muzikë.

“Një nga motivimet e mia kryesore që ta kem një platformë sa më të madhe si këngëtare, është në mënyrë që të arrijë të ndikojë te më shumë njerëz. Ndryshimi klimatik ka arritur në një pikë kritike ku të gjithë me duhet të jemi aktiv. Edhe të famshmit duhet të kompensojmë atë që po ndodhë në situata të caktuara politike. Nuk mund të mos ndjehem e frustruar për faktin se jam e vetmja këngëtare që e ngrit zërin për diçka kaq të rëndësishme,” citohet të ketë thënë këngëtarja.

Ellie Goulding në gusht të vitit të kaluar u martua me të dashurin e saj prej kohësh, Caspar Joping. Yjet të shumtë të showbizit ishin të pranishëm në dasmën e çiftit të tillë si, aktorja Sienna Miller, Princeshat Eugenie dhe Beatrice dhe këngëtari James Blunt.

Të ngjashme