Elon Musk, baba për herë të pestë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Elon Musk është bërë baba për herë të pestë. Lajmin e ka dhënë vetë CEO i SpaceX, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Mami dhe bebi janë mirë”, ka shkruar ai, bashkangjitur fotos ku shihet me të birin në krahë. Vogëlushi është djali i parë i 48-vjeçarit me këngëtaren, Grimes.

Musk dhe Grimes po shijojnë romancën që nga viti 2018. Nga ana tjetër, Musk ka dhe 4 djem të tjerë, ndërsa numëron tre divorce: dy herë nga e njejta bashkëshorte. Grimes e bëri publik lajmin për shtatzëninë e saj në janar të këtij viti. Kur çifti u shfaqën për herë të parë sëbashku në ceremoninë e MET Gala 2018, surprizuan botën e showbizit dhe biznesit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme