Elsa Hosk në pritje të fëmijës së parë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur si një prej engjëjve të “Victoria’s Secret”, Elsa Hosk, e ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së parë.

Bukuroshja Hosk po ndihet shumë e emocionuar dhe fatlume që është shtatzënë, dhe së shpejti do e sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Tom Daly.

Lajmin e gëzuar e bërë publik përmes postimit të një fotografie në Instagram ku ajo shihet duke e ledhatuat barkun e fryrë, dhe poshtë saj ka shkruar: “E kam mbajtur sekret për ca kohë këtë engjëll të vogël që po rritet brenda meje. Jam tejet e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë, dhe do e fillojë një kapitull të ri të jetës me burrin e ëndrrave të mia. Kaluan katër muajt e parë të shtatzënisë”.

https://www.instagram.com/hoskelsa/?utm_source=ig_embed
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme