Elton Deda thotë se muzika në Festivalin e RTSH-së ishte playback

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse tashmë kanë kaluar javë që nga Festivali i Këngës në RTSH, komentet dhe kritikat vijojnë të jenë të shumta. Vëmendjen këtë herë e ka tërhequr një deklaratë e kompozitorit të njohur, Elton Deda.

Deda ka komentuar përshtypjet e tij mbi organizimin dhe këngët e festivalit. Ai nuk i ka kursyer komplimentat për dy këngët protagoniste të këtij edicioni, “Shaj” dhe “Me tana”.

Por fjalë kritike ka rezervuar për detaje të tjera si muzika, duatrokitjet playback apo të qeshurat, duke i quajtur qesharake.

“Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni duke e quajtur këtë gjë të dalë mode, shkruan Blitz.al.

Deda ka vlerësuar orkestrën e festivalit duke e konsideruar element mjaft të rëndësishëm të një festivali të përmasave të tilla dhe vlerë kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme