Elton John, do të mbajë turneun e fundit muzikor vitin që vjen

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Elton John do lë muzikën.

John do të vazhdojë të bëjë muzikë në të gjithë botën deri në vitin 2021, ku janë të planifikuara më shumë se 300 shfaqje, transmeton Klan Kosova.

Pop ylli, do të ketë shfaqje në Birmingham, Liverpool, Manchester, Aberdeen, Glasgow dhe Leeds në vitin 2020.

“Udhëtimi lamtumirës do të na çojë në shumë vende që kanë pasur shumë rëndësi për mua gjatë 50 viteve të fundit, por këto shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë tepër të veçanta”, tha këngëtari.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe vendi ku zemra ime do të jetë gjithmonë. Për të festuar disa nga momentet e pabesueshme që kemi ndarë me tifozët e mi britanikë gjatë viteve, do të jetë e mrekullueshme”, shtoi ai.

71 vjeçari, njoftoi më parë për turneun e fundit, duke thënë se donte të kalonte më shumë kohë me familjen e tij.

Turneu “Yellow Brick” do të mbahet në pesë kontinente, duke vizituar Amerikën e Veriut, Evropën, Azinë, Amerikën e Jugut dhe Australasia.

Disa nga hitet më të mëdha të tij janë “I’m Still Standing”, “Rocket Man”, “Goodbye Yellow Brick Road”, “Candle In The Wind” dhe “Your Song”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme