Elton John do të performojë në dasmën mbretërore

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 09:16 | Nga

Elton John do të performojë në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Kjo duket një zgjidhje e duhur, nëse marrim parasysh historinë e këngëtarit me Princin Harry, Princeshën Diana dhe familjen mbretërore.

Sipas burimeve të TMZ këngëtari do të shfaqet në skenë për t’i argëtuar të pranishmit, ndonëse ende nuk dihet në qoftë se ai do të performojë në ceremoninë në kishë apo në pritjen e mysafirëve në mbrëmje.

Elton ka raporte shumë të mira me familjen mbretërore, si dhe ishte mik shumë i afërt i Princeshës Diana. Dyshja kishin punuar se bashku për te mbledhur donacione për trajtimin e AIDS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme