Elvana Gjata bëhet gati për Sunny Hill Festival

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Elvana Gjata, më 2 gusht, do të paraqitet në skenën e Sunny Hill Festival.

Portat e këtij festivali që do të zhvillohet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë pritet të hapen në ora 12:00 dhe Elvana Gjata do të këndojë aty pas këngëtares amerikane Miley Cyrus.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet duke i bërë përgatitjet në prag të festivalit.

“Sunny Hill Festival a jeni gati?” ka pyetur ajo.

Të ngjashme