Elvana Gjata është caktuar për Eurovizion, ende pa filluar gara

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, gjithmonë ka krijuar debate dhe polemika pas shpalljes së fituesit.

Shumë nga artistët kanë mbetur të zhgënjyer dhe shumë ndjekës të festivalit mbesin të habitur kur dëgjojnë emrin e fituesit. Nuk janë të paktë këngëtarët që kanë hedhur akuza drejt jurisë së festivalit se janë ata që e përcaktojnë fituesin, i cili na përfaqeson në Eurovision.

Një denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, jo nga një konkurrent i festivalit, por nga një njeri i brendshëm në RTSH.

Një gazetar i vjetër i RTSH-së ka kontaktuar me redaksinë ku shprehet se fituesi i festivalit të këngës është shpallur pa filluar ende.

Gazetari tregon se ai dhe disa persona të tjerë që janë pjesë e festivalit kanë listën e saktë të fitueseve dhe renditjen përfundimtareve të artistëve që do këndojnë. Sipas listës të dërguar nga ai në festivalin e ardhshëm, artistja që do të na përfaqësojë në Eurovision është Elvana Gjata, ndërsa në vendin e dytë renditet Era Rusi dhe në të tretin Arilena Ara.

Gazetari gjithashtu ka dërguar edhe një listë të shkruar me shkrim dore e gjetur në sirtarët e studios të RTSH-së i cilësuar si “MOS E HAP”, ku shkruhet po e njëjta radhitje e artistëve, pra nga fituesi dhe deri tek vendi i fundit.

Ai ka thënë gjithashtu se në RTSH të gjithë e dinë listën përfundimtare të artistëve por askush nuk e tregon, pasi nuk duan të rrezikojnë vendin e punës. Edhe vetë gazetari preferon të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron që të mbetet pa rrogë muajin e nëntorit.

Ai thotë: “Ky eshte zarfi i gjetur ne nje nga zyrat ne sirtaret e “arte”. Brenda fshihet dhe rankimi i listes sesi jane ndare vendet fituese ge festivalit te RTSH. Skandal per televizionin qe paguajne te gjithe. Ju lutem anonim pasi sic ju thashe, kam nevoje dhe per rrogen e Nentorit.

Të ngjashme