Elvana Gjata në familjen e producentit amerikan

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 14:35 | Nga

Elvana po shihet gjithmonë e më shumë përkrah Poo Bear me të cilin po bashkëpunon për projektin ndërkombëtar.

Por këtë herë jo në evente si Grammy, por në “baby shower”-in e bashkëshortes së tij, Ash e cila pret një fëmijë. Në fotot e postuara nga kjo e fundit shihet edhe Elvana si pjesë e familjes dhe e shoqërisë së producentit dhe bashkëshortes së tij.

Elvana ka pozuar përkrah Poo Bear dhe bashkëshortes së tij dhe në një foto tjetër me mikeshat e Ash me të cilat duket shumë e afërt.

Elvana është drejt suksesit ndërkombëtar dhe pritet që shumë shpejt të publikojë këngën e parë në gjuhën angleze për tregun ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme