Elvana Gjata shfaqet elegante në shfaqjen e modës të Valdrin Sahitit

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë është zhvilluar pasarela e dizajnerit Valdrin Sahiti, ku ai prezantoi edhe koleksionin e tij më të ri.

Ishte një numër i madh i mediave dhe personave që e përcollën këtë ngjarje.

Ndërsa në mesin e shumë fytyrave publike në këtë event, ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Një fustan të zi dhe të mbuluar me gurë bënte qe këngëtarja të shfaqej mjaft elegante dhe tërheqëse.

Kujtojmë se kjo mbrëmje ishte e përgatitur deri në detajin më të vogël.

Të pranishmit gjithashtu u përkujdesen edhe për pamjen, që të dukeshin sa më të përsosur, por që padyshim Elvana shkëlqeu ndryshe nga të gjithë.

Të ngjashme