Elvana Gjata shkëlqen në tapetin e Grammyt (Foto)

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 12:38 | Nga

Elvana Gjata ka shkëlqyer dje në tapetin e kuq të çmimeve Grammy, duke marrë vëmendjen e shumë medieve.

Këngëtarja shqiptare ishte ftuar nga bashkëpunëtorët e saj, të cilët ishin pjesë e të nominuarve, midis tyre dhe producenti i Justin Bieber, Poo Bear.

Edhe pse ishte një debutimin e saj të parë në një tapet kaq të rëndësishëm, Elvana u dallua menjëherë për shkak të veshjes që kishte zgjedhur.Dukej e freskët ,me stil, por dhe e pazakontë në fustanin golf të stilistit libanez të modës së lartë, Nicolas Jebran dhe e lyer nga make up artisti i Kylie Jenner,Samuel.

Duket se përzgjedhja e saj nuk është aspak e rastësishme. Në mënyrën e saj origjinale dhe të pazakontë ajo arriti të merrte vëmendjen që i duhej për tu komentuar nga mediat më të rëndësishme.

Prestigjiozja braziliane globo.com e renditi pamjen e këngëtares shqiptare midis atyre më ekzotike dhe që arritën të tërhiqnin vëmendjen.

Ndërkohë që amerikania E!shkon më tej duke thënë se Elvana është duke bërë pikërisht atë që dëshironin: e papritur, e çuditshme, ndoshta dhe pak kundra rrymës, por asnjëherë e parashikueshme.

https://www.instagram.com/p/BQbmNXLA_Is/?taken-by=elvanagjataofficial&hl=en

https://www.instagram.com/p/BQba4lEAn4i/?taken-by=elvanagjataofficial&hl=en

Të ngjashme