Elvana Gjata shtatzënë?!

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 13:19 | Nga

Këngëtarja Altuna Sejdiu është vënë në qendër të lajmeve në media për një shtatzëni të mundshme me Patris Berishën, kunatin e këngëtares tjetër po mjaft të njohur, Nora Istrefi.

Në fakt, edhe gjatë mbrëmjes në “Altar” që mblodhi 14 gra të showbizzit për koleksionin e ri të Vladrin Sahitit, vëmendja ishte tek ajo, është apo jo shtatzënë bukuroshja nga Shkupi. Tuna duket se do të na lë me këtë dilemë, pasi ishte kujdesur të vishej me një fustan mjaft të gjerë që nuk i tregonte forma.

Por, kujt mund t’ia priste mendja, se në fakt sytë duheshin drejtuar nga Elvana Gjata, këngëtarja e cila tashmë ka hapur biznesin e saj me fustane “Altar”.

Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel, i ka ‘zbuluar një sekret’ këngëtares që prej është në lidhje me Flori Mumajesin, marrëdhënie për të cilën asnjëri nuk është prononcuar publikisht.

Ajo ka postuar një video në SnapChat ku barku i Elvana Gjatës të lë dyshime të forta se ajo është shtatzënë. Video e Lori Hoxhës fokusohet vetëm tek barku i Elvanës dhe ka vendosur një “emoji” me zemër. Mesa duket Lori ka dashur të evidentojë pikërisht faktin se këngëtarja është shtatzënë.

Ashtu si Tuna, edhe këngëtarja bukuroshe shqiptare Elvana Gjata ishte e veshur me një veshje që i mbulon përmasat e barkut.

Darka e shtruar për personazhet VIP të ftuar në këtë mbrëmje, ku veç ushqimit shijohej edhe muzika live dhe sfilata me modelet e koleksionit të ri të fustaneve, ishte pa praninë e mediave. Por vetë të ftuarit vazhdimisht kanë publikuar në rrjetet sociale video dhe momente të ndryshme nga ajo se çfarë po ndodhte në “Altar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme