Emina Çunmulaj reagon ndaj Festivalit të ‘Birrës në Korçë’: Ftojeni më mirë Sabri Fejzullahun ose Dino Merlin

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, ka reaguar ndaj ardhjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë.

Sipas modeles më mirë do të ishte që të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu sesa Goran Bregoviq.

Me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ajo shtoi: “Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do ishte dorëzuar çelësin e Tiranës”.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”, vazhdon më tej ylli shqiptar.

Pavarësisht reagimeve, Goran do të performojë në Korçë në natën e fundit të festivalit më 22 gusht.

Për këtë, një deklaratë ditë më parë e bëri edhe Bashkia e Korçës duke thënë se nuk duhet të përzihet arti me politikë. /Telegrafi

Të ngjashme