Emina Çunmulaj reagon për vrasjen e 19 vjeçares shqiptare nga Tuzi

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ndodhi dy ditë më parë në Tuz të Malit të Zi, ku një 19-vjeçare është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj, breshëria e plumbave i mori jetën edhe gjyshes së saj, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe babai i vajzës.

Në rrjetet social janë bërë reagime të shumta për vdekjen e Shelia Bakijës, për të cilën kërkohet drejtësi pasi vrasësi, Ilir Gjokaj është ende në arrati.

Këtyre reagimeve u është bashkuar edhe modelja shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulja, e cila u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së organizuar pas vrasjes së 19-vjeçares shqiptare nga partneri i saj.

“Çohu Malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”, ka shkuar modelja në një nga postimet në InstaStory.

Ndërsa, derisa mbeten ende të paqarta rrethanat që dërguan deri tek vrasja tronditës, në rrjetet sociale është bërë thirrje që të gjithë t’i bashkohen protestës që mbahet sot (3 tetor), para ndërtesë së policisë në Tuz, me fillim nga ora 12:00. /Telegrafi

Të ngjashme