Eminem dhe Kanye West me këngët më të mira të të gjitha kohërave në Spotify

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Eminem dhe Kanye West kanë kryesuar listën e Spotify për këngët më të mira të të gjitha kohërave.

Dy reperët kryesojnë me katër nga pesë këngët më popullore, sipas statistikave të platformës. Kënga e Eminem ‘Till I Collapse’ qëndron në vend të parë për të tretin vit radhazi, transmeton ATSH.

Ai mban edhe vendin e dytë me hitin ‘Lose Yourself’. Kënga kaloi 12 javë në krye të tabelës Billboard Hot 100 kur u publikua në vitin 2002.

Kënga e Kanye ‘Stronger’ është e treta në renditjen e të gjitha kohërave ndërsa ‘Power’ mban vendin e katërt. Vendin e pestë e zotëron ‘Can’t Hold Us’ e Macklemore dhe Ryan Lewis.

Spotify gjithashtu kategorizoi këngët e preferuara sipas grupeve të ndryshme të njerëzve.

Gratë dëgjuan më shumë hitin “Uptown Funk” të Mark Ronson dhe Bruno Mars, e cila ishte kënga e tretë që qëndroi më gjatë në Hot 100, me 14 javë në vendin e parë.

Meshkujt preferuan “Till I Collapse”, që ishte gjithashtu kënga e zgjedhur nga dëgjuesit e moshave 13 deri në 35 vjeç.

Moshat mes 35 dhe 55 vjeç preferuan hitin e viteve ’80 “Eye of the Tiger” të Survivor.

Kënga e preferuar e njerëzve mbi moshën 55 vjeç ishte “All About That Bass” nga Meghan Trainor, që kaloi tetë javë në krye të Hot 100.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme