Eminem e quan “gjysh racist” Trumpin (Video)

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 15:17 | Nga

Reperi i njohur Eminem e ka kritikuar shumë ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Tump, në një video të re “Freestyle Rap”.

Reperi e ka quajtur “gjysh racist 94-vjeçar” liderin amerikan dhe i ka kritikuar përkrahësit e tij, në videon e re “Freestyle” me kohëzgjatje katër minuta, transmeton Express.

“Për secilin fans timin që e përkrah atë, po jua shkruaj do rreshta në rërë, ose jeni pro ose kundër” thotë Eminem.

Ndërkohë, përdoruesit e Twitterit mezi presin të shohin përgjigjen e Trumpit ndaj Eminemit.

Në video, Eminem shihet një parking duke ecur drejt kamerës për të kënduar direkt para shikuesve.

“Nëse s’mund të vendosni se kë e pëlqeni më shumë dhe nuk dini kujt t’i qëndroni përkrah, do ta bëj unë për juve me këtë”, thotë ai duke e ngritur gishtin e mesit.

Ai e akuzon Trumpin se po fokusohet në gjëra të kota për të shkaktuar stuhi në Twitter, në vend se të merret me gjëra madhore.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme