Eminem i bën diss Machine Gun Kellyt në skenë në Brisbane

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Duket se problemi mes Eminemit dhe Machine Gun Kellyt nuk ka përfunduar.

Pasi shkëmbyen një numër të dissave vitin e kaluar, Slim Shady ka rifilluar konfliktin duke bërë diss në skenë në Brisbane të Australisë.

Adhuruesit në Queensland Sport dhe Athletics Centre kanë tentuar që të nxisin Eminemin që të performojë dissin e tij “Killshot” duke brohoritur titullin në fjalë të këngës, por Em vendosi ndryshe.

“Unë do ta bëja këtë, pro unë nujk mund t’i jap atij thithësi më shumë jetë”, tha Eminemi duke shkaktuar eruptim të masës.

Ai i dha fund koncertit duke falënderuar të pranishmit.

“Ju të gjithë jeni familje. Unë ju dua. Brisbane, bëni pak zhurmë për veten tuaj dhe asgjë për MGK”, tha Eminem në fund duke i bërë një diss reperit kundërshtar.

Kjo është vetëm pjesa e fundit e konfliktit të tyre, i cili zgjati një kohë pas publikimit të albumeve të tyure.

Maching Gun Kelly nga ajo kohë më nuk u dëgjua, ndërsa Eminem ka thyer rekorde me albumin “Kamikaze”


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme