Eminem përqesh kritikët e muzikës me reklamën e “Kamikaze”

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 14:47 | Nga

Eminemi u është kundëpërgjigjur kritikëve në një reklamë të re të printuar.

Pas lansimit befasues të projektit “Kamikaze” muajin e kaluar, reperi nga Detroit dhe labeli i tij, Shady Records, Aftermath Entertainment dhe Interscope realizuan një reklamë të printuar nga albumi i fundit.

Kjo reklamë që shfaq kopertinën e albumit është bërë të duket thua se shkruan “Për konsideratën tuaj”, e në fakt shkruan “Jo për konsideratën tuaj”.

Reklama në fakt është një goditje për kritikët, të cilët nuk e kanë vlerësuar lart albumin e Eminemit.

Përkundër kritikave, “Kamikaze” ka debutuar në vendin e parë në 103 vende duke shitur 434 njësi të albumit.

View image on Twitter
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme