Emisioni i natës i prezantuesit Conan O’Brien po përfundon pas 11 vjetësh

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Një emisioni të natës mjaft të pëlqyer nga publiku, po i vjen fundi muajin e ardhshëm.

Shou “Conan” i prezantuesit karakteristik Conan O’Brien që transmetohet në kanalin “TBS”, do të përfundojë më 24 qershor. Kështu emisionit komik të mbushur me intervista me yje të ndryshëm dhe rubrika interesante, i vjen fundi pas gati 30 vjetësh të transmetimit.

Kanali “TBS” ka bërë të ditur të hënën se javët e fundit të shout do të kenë të ftuar special në studio, dhe në episodin final do të transmetohet një material një orësh i cili kthehet prapa në 11 vjetët e O’Brienit si prezantues i një prej emisioneve më të shikuara të natës në Amerikë.

Pas përfundimit të kësaj epoke të karrierës së tij, prezantuesi i njohur nuk e ka në plan të ndalet së punuari. Ai do ta prezantojë një emision javorë i cili do të transmetohet të platformën HBO Max.

O’Brien, i njohur për sensin unik të humorit dhe stilin miqësor të intervistimit, e filloi karrierën si prezantues i emisionit të natës “Late Night” në vitin 1993, duke e marrë kështu detyrën nga David Lettermani.

Pas 16 vjetëve të prezantimit të këtij emisioni që transmetohej në kanalin NBC, O’Brien e pranoi punën si prezantues i “The Tonight Show” në vitin 2009, por nuk qëndroi gjatë në këtë emision. Një vit më vonë ai nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi më kanalin “TBS”, ku ka qëndruar deri më tani.

Conan O’Brien ka deklaruar se është shumë krenarë me arritjet e tij si prezantues i këtij shou.

Të ngjashme