Emisionit “Keeping with the Kardashians” po i vjen fundi

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Familja më e famshme në Amerikë, Kardashian/Jenner si duket ka vendosur t’i thotë lamtumirë ekranit dhe kamerave që i kanë ndjekur kudo, gjatë 14 vjetëve të fundit.

Të martën mbrëma protagonistet e këtij emisioni televiziv e bënë të ditur lajmin se, sezoni i 20-të i shout do të jetë i fundit për to dhe në fillim të vitit 2021, gratë e familjes Kardashian/Jenner do ta përmbyllin këtë kapitull të rëndësishëm të jetës dhe karrierës së tyre, transmeton Koha.

Kanali E! e postoi një deklaratë emocionale të nënshkruar nga Kris, Kourtney, Kim, Khloe, Rob, Kendall, Kylie dhe Scott, përmes së cilët e bënë të ditur lajmin e përfundimit të shout “The Keeping with the Kardashians”, si dhe i falënderuan fansat që i kanë ndjekur me shumë përkushtim ndër vite.

“Me zemër të rënduar kemi arritur që si familje ta marrin këtë vendim të vështirë, për t’i thënë lamtumirë emisionit ‘Keeping Up with the Kardashians’. Pas 14 vjetësh, 20 sezoneve dhe qindra episodeve të shout, në momente të mira dhe të këqija, të lumtura dhe të hidhura, lidhjeve të reja e të dështuara, kemi kaluar gjithçka së bashku duke e dokumentuar jetën tonë përmes këtij shou. Ne do t’i ruajmë përgjithmonë të gjitha kujtimet që i kemi krijuar ndër vite, dhe jemi falënderuar për njerëzit e shumtë që i kemi takuar. Faleminderit mijëra njerëzve dhe bizneseve që kanë qenë pjesë e kësaj eksperience, dhe më e rëndësishmja, një falënderim i veçantë për producentin e këtij shou, Ryan Seacrest, dhe faktin që ka besuar tek ne. Sezoni i fundit i emisionit, transmetohet në fillim të vitit 2021”, shkruhej në mesazhin lamtumirës.


Falë këtij emisioni real i cili e dokumentoni jetën e përditshme të anëtareve të familjes Kardashian/Jenner, secili prej tyre ka arritur të krijojë karrierë në fushën e afarizmit ose modës, si dhe të gjithë përveç Kendall Jennerit, tashmë kanë krijuar familjet e tyre.

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, megjithëse nuk janë të martuar apo në lidhje, së bashku po i rrisin tre fëmijët e tyre, Mason, Penelope dhe Reign. Kim është e martuar me reperin Kanye West me të cilin i ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm. Khloe Kardashian e ka një vajzë të vogël, True, me ish të dashurin basketbollist, Tristan Thompson. Rob Kardashian e ka vajzën Dream me ish-partneren Blac Chyna si dhe Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë prindër të vajzës Stormi, megjithëse ata nuk janë më në lidhje romantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme