Emma Stone bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Emma Stone ka mirëpritur fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Dave McCary. Lajmi se aktorja është bërë nënë për herë të parë u konfirmua nga TMZ.

Megjithatë, çifti ende nuk e ka konfirmuar gjininë ose emrin e të porsalindurit. Qysh në fillim, shtatzënia e Stones u zbulua nga “E News”, përmes një fotoje ku aktorja shfaqej me barkun e rrumbullakosur gjatë një shëtitjeje në muajin dhjetor.

Emma dhe komediani Dave filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2017, pasi ishin njohur gjatë xhirimit të emisionit “Saturday Night Live”. Çifti konfirmoi fejesën në dhjetor të vitit 2019, kur Dave ndau një foto me Emman dhe ku dallohej shkëlqimi i unazës së saj. Ndërsa, supozohet se këta të fundit janë martuar fshehurazi disa muaj më parë.

Në paraqitjen e saj në një intervistë me aktoren Reese Witherspoon, Emman tha se ndër vite e kishte ndryshuar mendimin sa i përket çështjes së fëmijëve. “Si një adoleshente, çdo herë kam menduar se asnjëherë nuk do të martohem dhe nuk do të bëj fëmijë, por fatmirësisht me kalimin e kohës i ndryshova mendimet”, tha Stones.

Në vazhdimësi ajo rrëfeu se sa shumë i ka ndryshuar jeta duke qenë nënë. Sa i përket jetës së saj profesionale, ajo kishte planifikuar ta luante rolin kryesor në njërin nga filmat e regjisorit të LA LA LAND-it, por u largua nga kasta.

Sipas 30-vjeçares, arsye për këtë ishte një konflikt filmik, por më vonë u zbulua se arsyeja e vërtetë ishte planifikimi i fëmijës së saj të parë.

Para lidhjes me Dave, Emma ishte në lidhje me aktorin britanik Andrew Garfield. Lidhja e tyre zgjati katër vjet.

Ish-çifti nisi lidhjen në vitin 2010, pasi ishin njohur në xhirimet e filmit “The Amazing Spider-Man”. Aktorët besohet se i dhanë fund lidhjes në vitin 2015.

Të ngjashme