Enca Haxhia sërish me një fotografi provokuese nga xhakuzi, këtë herë vë në fokus të pasmet atraktive

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, komentohet gjithmonë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe pozat provokuese.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat disa fotografi atraktive nga xhakuzi, ku shfaqej mjaft provokuese në të brendshme dhe një kostum rrjete.

Një pozë të tillë, Enca e ndau me ndjekësit edhe mëngjesin e së shtunës, duke ngacmuar imagjinatën e fansave të shumtë në Instagram.

“Nëse unë jam shumë, ndoshta ti je mjaftueshëm”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse këto fotografi janë pjesë nga klipi i saj i ri apo ndonjë seti të ri fotografik, megjithatë mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për fansat e saj të shumtë.

Të ngjashme