Enca Haxhia “zhgënjen” keq fansat, “zhytet” në fotoshop

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Enca Haxhia duket krejt ndryshe në fotot e fundit.

Këngëtarja Enca Haxhia njihet për pozat e saj provokative të cilat i publikon në rrjete sociale..

E në to linjat i dalin të jenë perfekte ndërsa ‘zhgënjimin’ fansat e panë në një foto të fundit të publikuar nga Luana Vjollca.

Enca ishte e ftuar në emisionin e saj andaj si me të gjithë mysafirët edhe me të Luana ka ndarë foto në Instastory.

Me veshjen e njëjtë edhe Enca e ka publikuar një imazh në Instagramin e saj mirëpo dallimi prej fotos në foto është i madh.

Vihet re se këngëtarja ka përdorur fotoshop, fakt ky ‘zhgënjyes’ për fansat e saj./LN

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme