Enca nesër lanson këngën e re “Ku Mete”

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Enca Haxhia, tash e një kohë ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Artistja e mirënjohur tashmë ka finalizuar thuajse gjithë projektin, ndërsa i plotë pritet të lansohet nesër.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka hedhur në Instagram, aty ku numëron 2.2 milionë ndjekës.

“Nesër 17:00, Premiera e Ku Mete”, ka shkruar ajo krahas videos, në të cilën ka vënë në pah asetet trupore.

Edhe këtë herë, 24-vjeçarja për videoklipin ka bashkëpunuar me produksionin e njohur “Max Productional”.

Me t’u publikuar një fragment nga kënga e re, pëlqimet dhe reagimet e fansave në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet.

Gjatë periudhës së karantinës, Enca po ashtu solli edhe dy këngë të reja në versionin e saj: “Perhaps” dhe “Young n Pretty”.

Të ngjashme