Enca me një ndryshim të papritur në pamje

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 17:02 | Nga

Enca është ndër këngëtaret që sigurohet mjaft mirë që asnjëherë të mos i shfaqet publikut njësoj.

Në klipet e saj, koncerte apo edhe në përditshmëri, ajo di si të vijë gjithmonë ndryshe, e megjithatë të gjitha daljet e saj publike kanë një të përbashkët: flokët super të gjatë.

Enca shpesh në intervista ka deklaruar se nuk do t’i lyejë asnjëherë flokët dhe kështu ka bërë. Flokët e saj bjonde, rozë apo me shumë ngjyra që keni parë ju në klipe janë thjesht paruke ose extention.

Por një foto e postuar së fundmi në profilin e saj në Instagram na ka bërë paksa dyshues. Si asnjëherë më parë, këngëtarja na shfaqet më flokët e shkurtra mbi supe dhe bjonde ku shkruan: Vendimi më i papritur i jetës sime. Po apo jo?

Enca kërkon opinionin tuaj: Si mendoni i shkojnë? Ne i japim një notë pozitive, edhe pse për hir të së vërtetës kur mendojmë se ka prerë gjithë ato flokë na vjen pak keq, por si vajza që jemi e ndjejmë lehtësimin që na vjen pas prerjes së flokëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme