Enca shfaqet provokuese nga Barcelona me fustanin e hapur

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Enca Haxhia, gjatë kësaj vere ka ndërruar destinacione të shumta e mjaft luksoze.

Pas një kohe të mirë të kaluar në Dubai, ajo tashmë ka zgjedhur për të kaluar pushimet e radhës në Barcelonë.

25-vjeçarja me këtë rast nuk ka munguar me imazhe e video të ndryshme nga rrjete sociale e po ashtu edhe me poza provokuese.

E tillë shfaqet në këto të fundit që ka ndarë me 2.3 milionë ndjekës.

“Përshëndetje nga Barcelona. Jam e lumtur këtu”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet duke e komplimentuar për dukjen.

Të ngjashme