Enca thotë se nuk konsumon lëndë narkotike e as duhan

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Enca dha përgjigje të prerë për ndjekësin që e pyeti se a përdor lëndë narkotike.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundi u përgjigj në disa pyetje të ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Ndjekësit e artistes kishin rastin ta pyesnin atë çfarëdo që dëshironin, andaj nuk munguan pyetjet “me spec”.

Një prej ndjekësve i shkruan “Pi lende narkotike pervec duhanit”.

Por, Enca habiti të gjithë me përgjigjen, ku shkruan “Nuk pi as duhan, e urrej, as lëndë narkotike”.

Kujtojmë se Enca Haxhia së fundi ka shijuar disa ditë të mira pushimi në Prevallë bashkë me motrën e saj, ndërsa të shumta ishin imazhet provokuese nga atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme