Enca vendos t’i fshijë kujtimet, gati për aventura të reja në vitin 2019

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja, Enca Haxhia, gjithnjë bën bujë me publikimet në rrjetet sociale.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar disa postime në rrjetin social Instagram për këtë fundvit, ku ka treguar anën e saj të butë.

Ajo shfaqet afër brigjeve të detit teksa bëhet gati të hedhë telefonin e saj – aryseja për këtë janë kujtimet.

“Lamtumirë kujtimeve të vjetra”, u shpreh Enca në këtë postim në rrjetin social Instagram.

Në vitin 2019 këngëtarja pritet që të fillojë me një jetë krejt të re e të ndërtojë kujtime të reja.

Enca ka qenë aktive këtë fundvit me koncerte, teksa vitin e kaluar lansoi disa videoklipe që tërhoqën vëmendjen.

Ajo vazhdon të jetë ‘single’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme