Enida e “Big Brother” sërish shtatzënë

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 13:46 | Nga

Të bëhesh prind është ndjesia më e bukur, që nuk ka fjalë të përshkruhet. Duket që “Big Brother 9” ka qenë një ogur i mirë për një nga çiftet e kësaj gare.

Bëhet fjalë pikërisht për Enidën dhe Marjusin që nëpërmjet një postimi në “Instagram” dhanë lajmin e ëmbël që më në fund do të bëhen sërish prindër.

Ata kanë një vajzë të vogël dhe me gëzim të madh po presin anëtarin më të ri në familje. I urojmë Enidës një shtatzëni të mbarë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme