Enis Bytyqi më 16 korrik publikon këngën e re “Nashta”

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Artisti i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Njoftimin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar disa imazhe nga xhirimet e videoklipit të ri.

Mes shumë gjërash, këngëtari nga Ferizaj thekson se më 16 korrik publikohet projekti i titulluar “Nashta”.

“Nashta më 16.07”, ka shkruar ai.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për prurjen e radhës të 31 vjeçarit.

Kënga vjen pas “Ti fala”, të cilën e solli me klip më 9 maj të këtij viti dhe se deri më tani mblodhi miliona klikime.

Enisi përndryshe prej vitesh jeton dhe vepron në Gjermani së bashku me familjen e tij, por nuk ka lënë anash muzikën në shqip

Të ngjashme