Enis Bytyqi publikon këngën e re “Ti fala”

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Ti fala” mban titullin kënga e re e artistit nga Ferizaj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar vet Bytyqi, kurse për producimin është përkujdesur Rzon.

Enisi vjen me paraqitje atraktive dhe videoja i është besuar R&E Production.

Përveç në YouTube, këngën tashmë mund ta gjeni edhe në platformat e tjera muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme