Enis Bytyqi sjell në treg këngën e re “Ti fala”

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi, vazhdon të pëlqehet për zhanrin që kultivon.

Ai për vite me radhë ka qëndruar aktiv me prurjet muzikore, të cilat gjithmonë janë pëlqyer.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell këngën e re.

“Ti fala” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Rzon.

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka punuar vet artisti, kurse për klip është përkujdesur Jetmir Buzhala.

Theksojmë se “Ti fala” ka filluar të pëlqehet menjëherë pas lansimit.

Të ngjashme