Enrique Iglesias bëhet baba për herë të tretë

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari latin dhe e dashura e tij, Anna Kournikova, janë bërë edhe me tjetër fëmijë.

Enrique shumë i lumtur Enrique Iglesias dhe bashkëshortja e tij Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të tretë.

Çifti që e mban shumë të fshehtë jetën e tyre private, nuk kanë treguar nëse është djalë apo vajzë.

Vëllai i Enriques, Julio Iglesias Jr. ishte ai që dha lajmin për lindjen e Annës.

Ai tha: “Vëllai im tash i ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”.

Kujtojmë se ish-tenistja 38 vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44 vjeçar, i kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme