Enrique Iglesias valëvit flamurin shqiptar gjatë koncertit në Selanik

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Enrique Iglesias ka valëvitur flamurin shqiptar në koncertin e tij në Selanik të Greqisë.

Gjatë koncertit, një admirues i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar, më pas këngëtari 44- vjeçar e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.

Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë, mes tyre dhe moderatorja Fjodora Fjora e cila e ka postuar momentin në profilin e saj.

Gjatë koncertit këngëtari botëror i ka mahnitur të gjithë me zërin dhe performancat e tij.

Kujtojmë që Enrique është këngëtar me origjinë gjysëm spanjolle dhe gjysëm filipinase dhe është quajtur ndryshe edhe Mbreti i Popit Latin.

Të ngjashme