Era Istrefi bashkëpunim me DJ e famshëm britanik

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Bëhet fjalë për DJ me famë botërore, njëkohësisht këngëtarin dhe producentin e njohur Jonas Blue.

Ky i fundit ka bërë të ditur se bashkëpunimin e radhës do ta ketë me Era Istrefin.

Megjithëse, biondina nuk e ka konfirmuar lajmin, një gjë të tillë e ka bërë vet artisti 29-vjeçar britanik.

Blue këtë e ka bërë përmes Amazonit, ku i ka publikuar disa prej këngëve që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim.

E bashkëpunimi me Erën pritet që të jetë para fansave të dyshes muajin e ardhshëm, përkatësisht më 9 nëntor.

“Purpose”, titullohet kënga që do ta publikojnë dy artistët derisa nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet edhe me video.

Ndryshe, Istrefi është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë ditëve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme