Era Istrefi do të këndojë edhe në ceremoninë hapëse të “Kupës së Botës për Femra 2019”

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Duket se këngëtarja Era Istrefi është kthyer në një prej artisteve më të pëlqyera për të kënduar në ceremonitë hapëse të konkurseve sportive.

Sipas një njoftimi të fundit, thuhet se FIFA ka menduar të përzgjedhë artisten shqiptare si personazhin që do të këndojë në hapjen e “Kupës së Botës për Femra 2019”.

Ngjarja e cila do të zhvillohet më 7 qershor në Parisë, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale), duket se do të nis siparin e saj me artisten nga Prishtina ,Era Istrefi.

Përndryshe, Era së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam performuan së bashku në finalen e Kampionatit Botëror 2018, në Rusi, duke interpretuar këngën përcjellëse të kompeticionit, “Live it up”.

“‘WorldCup’ për mua ka qenë eksperienca më e mirë e vitit 2018. Të përzgjedhesha prej aq shumë artistëve ta këndoj himnin e Kampionatit Botëror vërtet më ka bërë krenare dhe të lumtur. I dyti rast që më bënë të besoj në mrekulli, dhe në mos-dorëzim”, ka thënë Era Istrefi për Telegrafin.

Përndryshe, Era shumë shpejt do të sjellë edhe një duet në shqip me motrën e saj, Nora Istrefin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme