Era Istrefi gati për rikthim, vazhdon punën në studion muzikore

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Hiti i saj i madh “Bon Bon” i dha famë ndërkombëtare, por Era Istrefi prej kohësh nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

E, me sa duket pritjes së adhurueseve të saj po i vjen fundi, kjo pasi këngëtarja e njohur duket se ka filluar punën për një projekt të ri.

Dyshimet për këtë erdhën pasi sot (e hënë), Era ka postuar një fotografi nga studioja e saj muzikore. Se çfarë ka përgatitur këngëtarja mbetet të shihet, pasi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Kujtojmë që vite më parë Era kishte sjellë edhe një këngë në bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi, projekt ky që u pëlqye dhe u prit mirë nga adhuruesit.

Projekti “Nuk e di” nga Era dhe Nora numëron mbi 26 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi

Të ngjashme