Era Istrefi gati projektin e ri muzikor, ka një pyetje për fansat e saj

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Era Istrefi tashmë është rikthyer në tregun muzikor.

“Bebe” titullohet projekti i saj i fundit dhe i pari pas një pauze të gjatë në muzikë.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku.

Por kjo nuk është e tëra dhe ajo tashmë ka përgaditur tjetër projekt.

“Tkrkt” titullohet kënga e cila tashmë është finalizuar dhe është gati për lansim.

Por për datën e publikimit të këngës, Era ka një pyetje për fansat e saj.

“A pe doni t’premten a t’shtunen”, shkruhet në postimin e saj drejtuar fansave.

Të ngjashme