Era Istrefi: Jam nga një familje me gra të forta, ka qenë ndikim i madh tek unë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka uruar sot (e hënë) Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh ku shihet së bashku me nënën dhe motrat e saj.

Padyshim që pikë së pari morën vëmendje me paraqitjet e tyre, ku secila ishte e veshur me plot stil.

Era ndër të tjera ka përmendur se vjen nga një familje me gra të forta, gjë që ka ndikuar pozitivisht tek ajo.

“Jam nga një familje me gra të bukura dhe të forta. Ka qenë një ndikim pozitiv tek unë. Pafundësish falënderuese për to. Urime tetë marsi”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se përpos artistes, edhe një pjesë e madhe e estradës shqiptare kanë uruar këtë ditë në rrjete sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme