Era Istrefi këtë javë publikon këngën e re “No maybes” në bashkëpunim me Arash dhe Ilkay Sencan

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e popullarizuar shqiptare, Era Istrefi, ka bërë të ditur se po vjen me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo njoftimin për fansat e ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa zbulon se po sjellë një bashkëpunimin me këngëtarin iranian, Arash dhe me DJ e njohur turk, Ilkay Sencan.

Artistja shqiptare gjithashtu ka ndarë një pjesë të shkurtër të këngës në Instagram dhe tregon se lansohet këtë të premte.

Në bazë të asaj që ka publikuar, Istrefi shfaqet duke kënduar në shqip përkundër se dueti është me artistë botërorë.

“No maybes/ këtë të premte, Arash dhe Ilkay Sencan”, ka shkruar krahas videos Era, e cila duket të jetë e shoqëruar me një video të veçantë.

Fansat mezi po presin për projektin e radhës të 25-vjeçares, të cilët e vërshuan me komente e reagime pozitive menjëherë pas njoftimit.

Këngëtarja kohëve të fundit ka qenë cak i rrjeteve sociale, ku vetëm para pak ditëve sqaroi mungesën e saj në muzikë e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Biondja ndër tjerash tregoi se së shpejti pritet të publikojë albumin e ri, por që tanimë coronavirusi ka bërë më të vështirë lansimin e tij. 

Të ngjashme